RTSH 24 Live

Televizion

“Një kafe me RTSH” bisedon me nxënësit, RTSH Sport dhe RTSH Fëmijë kanalet më të preferuara

26/07/2024

“Një kafe me RTSH” bisedon me nxënësit, RTSH Sport dhe RTSH Fëmijë kanalet më të preferuara

Fushata “Një kafe me RTSH” u ndal në shkollat 9-vjeçare për të mësuar rreth dëshirave dhe preferencave të nxënësve.

RTSH Sport dhe RTSH Fëmijë janë kanalet më të preferuara për brezin e ri.

“Duke qenë se merrem me sport, zakonisht ndjek RTSH Sport”, shprehet një fëmijë.

Ndjek RTSH Shkolla, RTSH Sport dhe programet për fëmijë”, tregon një tjetër.

“Kam parë programe që ftohen të rinj dhe e ndjek”, shprehet një tjetër fëmijë.

Fëmijët sugjerojnë një përfshirje më të madhe të tyre në emisionet e RTSH si dhe emisione edukative.

Programe për fëmijë, argëtime dhe lojëra ose dhe gjëra që i përkasin mësimeve. Të bëhen më shumë programe ku nxënësit të marrin pjesë, konkurse të ndryshme shkollore, si edhe programe ku nxënësit të paraqesin problematika”, sugjerojnë fëmijët.

/rtsh.al/