RTSH 24 Live

Film

Rikthehet sezoni i dytë i "Kur xhirohej një film" nga Ardit Roshi, çdo të shtunë në RTSH 1

11/10/2024

Rikthehet sezoni i dytë i "Kur xhirohej një film" nga Ardit Roshi, çdo të shtunë në RTSH 1

Rikthehet në sezonin e dytë në RTSH 1 emisioni “Kur xhirohej një film”, ideuar dhe moderuar nga Ardit Roshi.

Me një programacion të pasur, plot surpriza e personazhe të reja, pa harruar edhe filmat më të ndjekur televiziv me detaje nga sheshet e xhirimit.

Roshi tha se konceptimi i sezonit të dytë të emisionit është drejt fundit. Ai zbuloi se në puntatën e parë do të ketë një anëtar jurie të festivalit të filmit, që vjen nga Irani si dhe të ftuar kineastin Agron Domi, i cili është themeluesi dhe drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Tiranës.

Ky emision do të sjellë për teleshikuesin e rrjetit të RTSH-së zërin e atyre që kanë punuar pas kamerës dhe përjetimet e tyre të pathëna.

“Në episodin e dytë do të kemi një eksploziv, një film që në Shqipëri është shfaqur vetëm një herë. Është krejtësisht e kundërta e asaj që kemi transmetuar në sezonin e parë të emisionit, ku batutat e filmit i dinim përmendsh. Ky film është shfaqur vetëm një herë dhe rrugëtimin e tij e ka pasur jashtë vendit tonë, kryesisht në festivale në Francë. Është një film që është shkruar nga Luljeta Aliçkaj me një kast aktorësh nga më të mirët që ka pasur Shqipëria. Në të njëjtin film janë të ndjerët Agim Qirjaqi, Guljelm Radoja, Mirush Kabashi, Birçe Hasko, Margarita Xhepa etj. Do të jetë në studio vetë z. Aliçkaj, që është autor i skenarit dhe bashkëregjisor, por do të ketë dhe aktor të filmit të pranishëm.

Ndërkohë, puntata e tretë e "Kur xhirohej një film" do të flasë për aktorët më të rëndësishëm që ka pasur Shqipëria dhe që kanë marrë pjesë në filmin “Dasma e Sakos”.

/rtsh.al/