RTSH 24 Live

Aktualitet

Sabina Mete rrëfen detajet e emisionit “Ora Olimpike”: Ja çfarë do sjellim për publik shqiptar

25/07/2024

Sabina Mete rrëfen detajet e emisionit “Ora Olimpike”: Ja çfarë do sjellim për publik shqiptar

Gazetarja e Sportit në RTSH1 Sabina Mete ka rrëfyer detajet që do të përcjellë emisioni i ri që nis më 26 korrik për Lojërat Olimpike, “Paris 2024”.

Duke folur në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH1, Mete tha se në 15 ditë “Ora Olimpike” do të sjellë për publikun shqiptar  çdo gjë që ndodh me lidhje të drejtpërdrejta nga Parisi.

Do të jemi 60 minuta me emisionin “Ora Olimpike” në orën 21:30 deri në 22:30 çdo mbrëmje në RTSH HD. E kemi menduar që do të jetë me informacione të shumta dhe çdo gjë që ndodh me lidhje të drejtpërdrejta nga Parisi. Sigurisht që ne jemi pjesëmarrës, Komiteti Olimpik është aty pjesëmarrës por edhe Kosova gjithashtu. Do të kemi specialistë të ftuar që do të flasin më gjerë rreth këtij kompeticioni dhe çdo gjë që do të zhvillohet. Kështu që çdo mbrëmje doni s’doni aty do të stacionoheni. Do të jemi me garat dhe shumë gjëra tjera, plus intervista ekskluzive”, u shpreh Mete.

 /rtsh.al/