RTSH 24 Live

Televizion

“Një kafe me RTSH” bisedon me avokatët, kërkojnë më shumë fokus në problematikat sociale

25/07/2024

“Një kafe me RTSH” bisedon me avokatët, kërkojnë më shumë fokus në problematikat sociale

Profesionistet e sistemit të drejtësisë rezultuan ndër shikuesit më besnikë të ekranit të RTSH-së. Ndër emisionet e tyre më të preferuara janë ato që trajtojnë çështje sociale si emisioni i mëngjesit dhe emisionet me karakter historik.

“Programet që ndjek më shumë janë programet sociale”, u shpreh avokat Kujtim Cakrani.

“Unë ndjek emisionin “Jetë Shqiptare” sepse jam dhe pjesë e saj. Unë gati gjithmonë të gjitha emisionet i ndjek që nga e diela deri tek debatet për kampionatin evropian”, u shpreh avokatja Nexhi Beqiri.

“Më pëlqejnë shumë emisionet me karakter historik, natyrisht që unë vazhdoj dhe jam nostalgjike dhe ndjek festivalin në RTSH”, u shpreh avokatja .

“Programi i mëngjesit sepse zgjohem çdo mëngjes me të, programet e aktualitetit siç mund të jenë “Jetë Shqiptare” por ndërkohë pa humbur dhe RTSH 24 nga e cila mund të marrë informacion në çdo kohë”, u shpreh avokat Alban Duraj.

/RTSH/