Gjatë kësaj jave në Shkodër janë shtuar ndjeshëm rastet e virozave stinore dhe gripit.
Shefja e epidemiologjisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Dhurata Hysa thotë se në muajin janar janë 2 mijë të prekur me grip dhe vetëm këtë javë janë paraqitur 500 raste duke arritur kështu kurbën më të lartë.
“Situata epidemiologjike në rrethin e Shkodrës paraqitet mjaft dinamike. Kjo për vetë faktin se numri i rasteve të infektuarve vazhdon të jetë prezentë. Jemi në pikun e sezonit të virozave” tha Hysa.
Virusi që po qarkullon Shkodër është i zakonshëm , por Hysa nuk përjashton as mundësinë e hyrjes së virusit Metapneumo.
Por sipas saj nuk ka raste të konfirmuara.
Në muajin janar janë 2 mijë të prekur me grip në Shkodër të cilët I janë drejtuar institucioneve shëndetësore për ndihmë dhe vetëm këtë javë janë paraqitur 500 raste duke arritur kështu kurbën më të lartë.
Sipas Shefe e epidemiologjisë, të prekur janë të gjitha grupmoshat, por kryesisht fëmijët dhe të moshuarit.
/rtsh.al/