RTSH 24 Live

Sociale

Problemet okulistike - Elbasan, shtohen rastet e fëmijëve, mjekët apelojnë për vizita në kohë

24/01/2025

Problemet okulistike - Elbasan, shtohen rastet e fëmijëve, mjekët apelojnë për vizita në kohë

Mjekët okulistë në Elbasan flasin për shtim të numrit të fëmijëve të prekur nga problemet që lidhen me shikimin.

Ata apelojnë për vizita në kohë tek specialisti si dhe këshillojnë prindërit të reduktojnë orët e qëndrimit të fëmijëve përpara pajisjeve teknologjike

Problemet okulistike krahasuar me vitet e shkuara janë shtuar .

Sipas specialistëve neglizhenca e familjareve për ti çuar tek specialist ka ndikuar .

Mjekja okuliste Aldeida Xhamuca në poliklinikën e specialiteteve në Elbasan shprehet se rastet e paraqitura janë ose të lindura ose të shkaktuara nga pajisjet elektronike si dhe  nga dëmtimet aksidentale por më të shpeshta e më problematike mbeten ato të shkaktuara nga pajisjet elektronike përdorimi i të cilave është kthyer në një trend vitet e fundit.

“Në qarkun e Elbasanit kemi pasur një rritje të këtyre problematikave kohët e fundit. Duhet të kemi parasysh se problemet okulistike tek fëmijët janë probleme të cilat mund të jenë të lindura apo të fituara” 

Specialistët thonë se agravimi i këtyre sëmundjeve mund të shkaktojnë probleme të përhershme  ndaj ikja në kohë tek mjeku parandalon si në rastin e me syrit dembel apo problemet që lidhen me miopinë dhe  astigmatizmin të cilat nëse paraqiten në kohë mund të shërohen duke bërë që shikimi të fitohet edhe 100%.

“Grupmosha më e prekur në këto problematika janë fëmijët para dhe shkollore. Problematikat që shkaktohen në sy nga pajisjet elektronike janë nga tharja e syrit që paraqitet me lotim me skuqe të syrit deri ato më madhoret që për një kohë të gjatë kanë të influencuar dhe shikimin”-, thekson okulistja, Aldeida Xhamuca për RTSH.

Ajo këshillon që të gjithë prindërit të reduktojnë kohën e fëmijët para ekranit në mënyrë që të ulen sado pak dëmtimet nga rrezet që përçohen nga ekrani i pajisjeve elektronike.

/rtsh.al/