RTSH 24 Live

Aktualitet

Ndarja nga jeta e Imzot Anastasit, Mitropolititi i Korçës do mbikëqyrë Fronin Kryepiskopal

25/01/2025

Ndarja nga jeta e Imzot Anastasit, Mitropolititi i Korçës do mbikëqyrë Fronin Kryepiskopal

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë është mbledhur të shtunën në një seancë të jashtëzakonshme, ku shprehu dhimbjen për ndërrimin e jetës së Kryepeshkopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit.

Në këtë mbledhje Sinodi i Shenjtë mori vendimin për zgjedhjen e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikëqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal. Sinodi shpalli edhe zinë kishtare e cila do të jetë për pesë ditë, nga datat 25 - 29 janar 2025.

“Pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales "Ngjallja e Krishtit" Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00. Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar 2025.”, thuhet në njoftim.

Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore. Në përfundim të seancës, Sinodi i Shenjtë kreu një shërbesë përshpirtjeje dhe, njëkohësisht, fton të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për prehjen e shpirtit të Atit dhe Kyebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë Imzot Anastasit.

/rtsh.al/