Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”ne bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës ka ardhur për artdashësit me produksionin “Ndërthurje të dancit bashkëkohor” me koncept dhe koreografi nga Daniele Ninarello.
Ndërthurje eksploron marrëdhëniet e ndryshme të mundshme mes trupave dhe tingullit, hapësirës dhe zërit, duke përmirësuar mënyrat në të cilat veprimet që gjallërojnë hapësirën dhe përvojat perceptuese të secilit kërcimtar, mund të ndikojnë vazhdimisht dhe të transformojnë rrjedhën e ngjarjeve.
Trupat e përfshirë në një nomadizëm të përhershëm, lëvizin vazhdimisht nga një marrëdhënie ndërvarësie, duke i dhënë jetë imazheve komplekse në një përpjekje të vazhdueshme për t’u bërë bashkë.
/RTSH/