RTSH 24 Live

Politikë

Marrëveshje e re PS-PD? Nesturi: Ja kur mund të ketë marrëveshje! | "3D" në RTSH

01/11/2024

   Marrëveshje e re PS-PD? Nesturi: Ja kur mund të ketë marrëveshje! | "3D" në RTSH

Në emisionin 3D u diskutua edhe rreth mundësisë së një marrëveshjeje mes palëve politike për të shkuar në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Analisti Plator Nesturi tha se historia ke treguar se marrëveshjet mes palëve janë arritur në situata emergjente. Një gjë e tillë nuk presupozon një produkt të mirë, tha ai.

Për zotin Nesturi palët në Shqipëri kanë qëndrime diametralisht të kundërta ndaj dhe është e vështirë arritja e një marrëveshjeje. Nëse ka një vullnet të mirë politik për të arritur një marrëveshje të caktuar, palët duhet të ndjekin një rrugë tjetër. 

/ rtsh.al /