Akademia e futbollit Dyrrah City ka nisur sezonin e parë futbollistik, ku janë regjistruar fëmijë e të rinj të grupmoshave të ndryshme.
Kjo akademi e re ka çelur zyrtarisht sezonin futbollistik, ku stërvitjet po kryhen nga trajnerët e klubit të Manchester City-t.
Shkolla e Futbollit të Manchester City është investim që i shtohet qytetit të Durrësit, duke krijuar bazën për talentet futbollistike të Shqipërisë dhe rajonit.
“Dyrrah City Football Academy” ndikon edhe në promovimin e mëtejshëm të qytetit bregdetar, si një destinacion turistik, kulturor, sportiv dhe platformë zhvillimi ekonomik për qytetin.
/rtsh.al/