RTSH 24 Live

Aktualitet

Në akuzë për pastrim parash, sekuestrohet pasuria me vlerë 136 mijë euro e të riut në Elbasan

12 orë para

Në akuzë për pastrim parash, sekuestrohet pasuria me vlerë 136 mijë euro e të riut në Elbasan

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sekuestrimin e një pasurie me vlerë 136 mijë euro, në pronësi të një 31-vjeçari i akuzuar për pastrim të produkteve kriminale.

Ndaj 31-vjeçarit M.A. më 1 dhjetor 2024 iu caktua masa e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Gjithashtu, u bë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 136 000 euro (1 apartament në Durrës dhe 3 automjete), të cilat dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi.

31-vjeçari ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/