RTSH 24 Live

Aktualitet

Lezhë- Shkrumbohet një banesë në fshatin Markatomaj, vetëm dëme materiale

7 orë para

Lezhë- Shkrumbohet një banesë në fshatin Markatomaj, vetëm dëme materiale
Foto nga vendngjarja

Një banesë është shkrumbuar plotësisht në fshatin Markatomaj të Lezhës. Burime bëjnë  të ditur për RTSH24 se shkak për djegien e shtëpisë është bërë një shkëndijë elektrike. Banesa është në pronësi të shtetasit Vasil Kola. Raportime nga vendngjarja bëjnë të ditur se deri në këto momente janë konstatuar vetëm dëme materiale.

Fatmirësisht, pjesëtarët e familjes kanë arritur të dalin në kohë nga banesa. Pavarësisht përpjekjeve, ata nuk kanë mundur të shuajnë flakët. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe mospërhapjes së tyre. Në vendngjarje ndodhet edhe grupi hetimor i cili po heton shkaqet e këtij incidenti.

/rtsh.al/