12 vite burg për ish kreun e Njësisë Administrative të Kallmetit Besnik Simoni dhe 28 vite burg për Altin Markun, është pretenca e Prokurorisë për dy autorët e përplasjes me armë mesditën e 1 prillit në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër.
Prokuroria kërkon deklarimin e Altin Markut fajtor për 2 vepra penale, atë të vrasjes me paramendim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Për Markun Prokuroria kërkoi dënimin me 28 vite burg dhe vuajtjen e këtij dënimi në një burg të sigurisë së lartë.
Po ashtu, Prokuroria kërkoi dënimin me 12 vite burg të Besnik Simonajt për veprën penale "Vrasja ne kapërcim te kufijve të mbrojtjes se nevojshme" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", si dhe vuajtjen e dënimit në burg të sigurisë së zakonshme.
Kujtojmë se më 1 prill, pas një konflikti, Altin Marku qëlloi me armë zjarri plot 9 herë në drejtim të Besnik Simonit, ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj po me armë duke qëlluar 19 herë.
Nga të shtënat të dy mbeten të plagosur, por 41-vjeçari Simoni ka mohuar të ketë qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëfshatarit të tij.
/rtsh.al/