RTSH 24 Live

Aktualitet

Sekuestrohen 140 kg kanabis në Shkodër, në pranga 4 persona

10 orë para

Sekuestrohen 140 kg kanabis në Shkodër, në pranga 4 persona

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 140 kilogramë kanabis në një banesë të përshtatur me pajisje të furnizuara me lidhje të paligjshme energjie.

4 persona janë arrestuar si të përfshirë në këtë ngjarje kriminale, pronari i banesës, djali i tij dhe dy nipat.

Këta persona kultivonin bimë narkotike brenda një banese në fshatin Naraç, bashkia Vau i Dejës, të cilën e kishin përshtatur me pajisje të cilat i furnizonin me energji elektrike në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit, në banesën e shtetasit Z. Sh., në fshatin Naraç, shërbimet e Policisë gjetën rreth 140 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa në trajtë boçesh. Nga verifikimet e kryera rezultoi se në këtë banesë kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjithashtu, në një ambient në afërsi të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur pajisje të ndryshme që dyshohet se janë përdorur për kultivimin e bimëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me lëndën narkotike dhe 1 mjet zetor me rimorkio.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit Z. Sh., 61 vjeç, G. Sh., 38 vjeç (babë e bir), D. Sh., 35 vjeç dhe D. Sh. 42 vjeç, vëllezër (nipat e shtetasit Z. Sh.), të gjithë banues në fshatin Naraç”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/