Një 33-vjeçar, i shpallur në kërkim nga Kosova është vënë në pranga në Cerrik.
Në pranga ra A. S., 33 vjeç, banues në Cërrik.
“Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit" dhe "Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge", parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë. .
Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 33-vjeçarit.
/rtsh.al/