RTSH 24 Live

Sociale

“Dy vite që s'ndiej dashuri për djalin dhe burrin,” mentorja Ikonomi tregon rastin e gruas në depresion

20/03/2024

“Dy vite që s'ndiej dashuri për djalin dhe burrin,” mentorja Ikonomi tregon rastin e gruas në depresion

Mentorja e zhvillimit personal, Franka Ikonomi, ka deklaruar në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH 1 se sipas studimeve të kryera mbi rastet e shëndetit mendor, përdorimi i shpeshtë i rrjeteve sociale dhe izolimi nga jeta reale çon në rritjen e depresionit.

Kemi rastet e akumuluar dhe jo të zgjidhura, që nga rastet më të vogla deri te ngarkesa emocionale dhe tensioni psikologjik do shpërthejë diku. Mendoj se tek të rinjtë ndikojnë rrjetet sociale, imazhin që ata marrin dhe se si ata po e shikojnë veten e tyre. Fokusi në rrjetet sociale të largon nga dinamizmi i jetës. Në momentin që e ke vëmendjen te telefoni ti e ke gjendjen në sistemin më të ulët të operimit të sistemit nervor. Nuk je në gjendjen që të merresh me njerëzit, të jesh kurioz të vendosësh objektiva. Ne që merremi me telefonin jemi në pjesën e shkëputjes. Vetëm drita e celularit ndikon në rritjen e depresionit”, u shpreh Ikonomi.

Ikonomi solli edhe rastet konkrete të problematikave të ndryshme të njerëzve teksa përmendi edhe shembullin e gruaje sipas së cilës kishte dy vite që kishte dashuri për djalin dhe burrin e saj si pasojë e depresionit.

Ka njerëz që unë nuk kam komunikuar asnjëherë ose e kam drejtuar bëj këtë program, këtë këshillë, një orientim, ka qenë rastet të tentativës për vetëvrasje, më kanë ndaluar në rrugë, depresion shumë të rëndë, bllokime. Dikush më shkroi dje se “kam dy vite që nuk ndiej dashuri për djalin dhe burrin tim”. Po bëj programin e lutjeve sepse punohet edhe me programin shpirtëror të besimit me fuqinë e vetes në lidhje me Zotin.  Dhe po fliste më një ton që ishte aq pozitiv dhe me shpresë”, u shpreh Ikonomi.

/rtsh.al/