RTSH 24 Live

Sociale

Dita Botërore e të Drejtave të Fëmijëve, Konventa e miratuar në 1989 ka ndihmuar në transformimin e jetës së tyre

20/11/2023

 Dita Botërore e të Drejtave të Fëmijëve, Konventa e miratuar në 1989 ka ndihmuar në transformimin e jetës së tyre

20 nëntori shënon “Ditën Botërore të të Drejtave të Fëmijëve.  Ajo u themelua për herë të parë në vitin 1954 si Dita Universale e Fëmijëve dhe festohet çdo vit për të promovuar bashkimin ndërkombëtar, ndërgjegjësimin e fëmijëve në mbarë botën dhe përmirësimin e jetesës së tyre.

20 Nëntori është datë e rëndësishme pasi në të njëjtën ditë në vitin 1959 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën  e të Drejtave të Fëmijëve dhe në vitin 1989 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi  Konventën për të Drejtat e Fëmijëve.

Kjo konventë është traktati më i ratifikuar për të drejtat e njeriut në histori dhe ka ndihmuar në transformimin e jetës së fëmijëve në mbarë botën.

Ajo përfshin të drejtat e fëmijëve për jetën, shëndetin, edukimin, të drejtën për të patur një familje dhe për t’u mbrojtur nga dhuna e diskriminimi.

Të gjitha vendet anëtare të cilat e kanë miratuar këtë Konventë kanë përgjegjësi për të ndërmarrë të gjitha masat ligjore, administrative, sociale dhe arsimore që të mbrojnë fëmijët nga çfarëdo lloj forme e dhunës. Në mesazhin e Kombeve të Bashkuara theksohet se çdo fëmijë ka të drejtë të rritet pa dhunë dhe frikë. Ata kanë nevojë për paqe dhe duhet të mbrohen gjithmonë.

Ndërsa Komisioni Europian mesazhin e këtij viti ua ka kushtuar fëmijëve që janë në zonat e konfliktit. “Në këtë ditë ne jemi veçanërisht të shqetësuar për mirëqenien e fëmijëve që jetojnë në situata konflikti të armatosur. Ata meritojnë dhe kanë nevojë për paqe” thuhet në deklaratë.

/RTSH/