Në kuadër të “Defender Europe 2023” në hapsirën shqiptare po zhvillohet stërvitja “Astral Knight 23”.
Duke ndarë në rrjetet sociale momente nga kjo stërvitje ushtarake ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur se “Kjo është një nga tre stërvitjet që vendi ynë mirëpret në kuadër të “Defender Europe 23″ dhe bashkon njësitë e mbrojtjes ajrore nga SHBA dhe Evropa. Qëllimi është rritja e ndërveprueshmërisë dhe standardizimi i procedurave operacionale me forcat aleate” shkruan zoti Peleshi.
“Defender Europe”, stërvitja më e madhe ushtarake në Evropë mbahet për herë të dytë në Shqipëri.
Stërvitja ka nisur më 22 maj dhe do të vazhdojë deri më 9 qershor.
Në të marrin pjesë rreth 17 mijë trupa shumëkombëshe, duke e bërë atë stërvitjen më të madhe në historinë e Shqipërisë si aleate e NATO-s.
Në Shqipëri do zhvillohen edhe stërvitjet “Immediate Response-23”, “Saber Guardian-23” dhe “Astral Knight-23".
Në këto stërvitje marrin pjesë 700 efektivë të Forcave të Armatosura.
/ rtsh.al /