30 vite më parë në Universitetin “Fan Stiljan Noli” në Korçë u çel Departamenti i Gjuhëve të Huaja, me miratimin e programit të studimit “Gjuhë angleze” në qershor të vitit 1994. Për përgjegjësen ky departament ka një peshë të rëndësishme në formimin e mësuesve dhe specialistëve të gjuhëve të huaja.
Nga auditorët e këtij departamenti ndër vite kanë dalë qindra studentë, të cilët sot japin kontributin e tyre në institucione të ndryshme. Ish pedagoget e para të këtij departamenti kanë ndarë kujtimet e atyre viteve.
Departamenti i Gjuhëve të Huaja ofron tri programe studimi, Bachelor në “Gjuhë angleze”, “Gjuhë dhe Kulturë frënge” dhe Master Shkencor “Mësues i gjuhës angleze”.