RTSH 24 Live

Sociale

Përmet, hapet një zyrë e re informimi për vizitorët, rritet kërkesa e turistëve për të eksploruar zonën

4 orë para

Përmet, hapet një zyrë e re informimi për vizitorët, rritet kërkesa e turistëve për të eksploruar zonën

Ka vetëm dy ditë që në qytetin e Përmetit është shtuar një tjetër zyrë informimi. Kjo ka ardhur si shkak i rritjes së numrit të vizitorëve dhe kërkesës nga ana e tyre për të patur më tepër informim në lidhje me qëndrimin, akomodimin dhe destinacionet.

Eneida Brahimi, operatore turizmi shprehet se “duke parë interesin në rritje të turistëve, vitet e fundit, përveç pikës qendrore hapëm dhe këtë pikë tjetër ku jepen informacione të ndryshme rreth qytetit".

Pranë kësaj zyre informimi turistët kanë mundësi të marrin informacion edhe për prodhimet e artizanëve të ndryshëm.

Në zonën e Përmetit nuk mund të flitet më për sezon turistik kjo pasi turizmi ka marrë shtrirje në 365 ditë. Vetëm gjatë muajit tetor pranë zyrës së informimit në qendër të qytetit të Përmetit janë drejtuar 216 turist të cilët kanë marrë shërbimin e kërkuar.

Gazetare: L. Koçiu    

/rtsh.al/