“Një imazh si ky, si të krishterë, duhet të na acarojë instinktivisht. Ka një problem dinjiteti, respekti, vëmendjeje ndaj të tjerëve. Ne po humbasim njerëzimin".
Kështu ka deklaruar Kardinali Matteo Zuppi, kryepeshkop i Bolonjës dhe president i CEI, për foton e emigrantëve të lidhur me zinxhirë që po dëboheshin, publikuar nga Shtëpia e Bardhë. Deklarata u bë gjatë dialogut në Bazilikën Romake të Santa Maria në Trastevere me gazetarin Ferruccio De Bortoli, në kuadër të Jubileut të Komunikimit. ANSA
Imazhet e postuara nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt
/rtsh.al/