RTSH 24 Live

Politikë

Zogaj: Nuk ka ndodhur që të sulmohet një parti politike

07/10/2024

Zogaj: Nuk ka ndodhur që të sulmohet një parti politike

Analisti politik Preç Zogaj, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, duke ju referuar sulmit me molotovë nga militantëve të PD-së ndaj selisë qendrore të PS-së, deklaroi se kjo është një ngjarje e rëndë, e paprecedentë, që nuk ka ndodhur asnjëherë.

Sipas tij, protesta e sotme nuk është produkt i një akti të mos bindjes civile.

“Duhet të jemi të saktë. Mos bindja civile ndodh që për një kauzë persona që nuk janë politikë bëjnë veprime kundër ligjit dhe janë koshientë për atë. Nuk ka lidhje me politikën. Kur futet politika protesta është politike dhe s’ka lidhje me mos bindjen civile. Kemi parë forma të tilla. Ne kemi tradita të protestave politike, por dhe popullore, si në 91. PD u bashkua në atë kohë me kauzën, por nuk e zhvilloi PD. Patëm mos bindje civile edhe në 97 dhe opozita iu ngjit. Historia e PD është se ka protesta paqësore, por edhe të dhunshme. Pati elementë dhune por jo aq serioze. Ajo që bën te PS ishte shumë gabim. Nuk sulmohen partitë politike. Nuk ka ndodhur. Po flas që drejtuesit politik të çojnë në dhunë ndaj një selie politike. Ky është gabim. Elita e PD që u priu protestuesve kundër selisë së PS, u nxitua. Nuk duhet të përsëritet. Provokon konflikte politike të paparashikuara. Nëse e kanë bërë me qëllim është një paralajmërim i keq.”, tha Zogaj.  

/rtsh.al/