RTSH 24 Live

Aktualitet

Zjarr në Radhimë, flakët përfshijnë sipërfaqe të konsiderueshme toke

01/07/2024

Zjarr në Radhimë, flakët përfshijnë sipërfaqe të konsiderueshme toke

Një tjetër vatër zjarri është ndezur në Radhimë të Vlorës, në një zonë me shkurre në krah të rrugës që të çon në fshat.

Bëhet me dije se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke, por fatmirësisht nuk rrezikohen objekte.

Shërbimi zjarrfikës njofton se janë përqendruar me të gjitha forcat në zonë për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

/rtsh.al/