RTSH 24 Live

Aktualitet

Balluku inspekton detajet e fundit: Të premten hapet tuneli i Llogorasë

03/07/2024

Balluku inspekton detajet e fundit: Të premten hapet tuneli i Llogorasë

Në tunelin e Llogorasë janë duke u kryer punimet e fundit. Paraditen e së premtes edhe kjo vepër e rëndësishme infrastrukturore do të hapet për qarkullimin e automjeteve.

Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash tuneli i Llogorasë shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt Rivierës shqiptare. 

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndoqi nga afër përgatitjet e fundit që po bëhen para hapjes për qarkullimin e automjeteve të tunelit. Ajo tha se ndërtimi i kësaj vepre është një tjetër premtim i mbajtur i cili po hapet për lëvizjen e automjeteve para afatit të parashikuar.

ARRSH njoftoi se në bashkëpunim me Policinë Erugore është përgatitur edhe plani i menaxhimit të trafikut për muajt në vijim, kur tuneli do të jetë në funksion.


/ rtsh.al /