RTSH 24 Live

Aktualitet

Abuzoi me prokurimet në Spitalin “Ihsan Çabej”, dërgohet për gjykim përgjegjësi i Teknikës

06/07/2024

Abuzoi me prokurimet në Spitalin “Ihsan Çabej”, dërgohet për gjykim përgjegjësi i Teknikës

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim Përgjegjësin e Teknikës dhe Hotelerisë në spitalin “Ihsan Çabej” në Lushnjë, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Sipas Prokurorisë, përgjegjësi i Teknikës, personi me inicialet N.B., ka kryer procedurën e prokurimit me objekt “Riparim shërbim ashensori”, në shumën 468.000 lekë.

Ndonëse me detyrë  si anëtar në komisionin e prokurimeve, ai ka kryer i vetëm praktikën përkatëse të prokurimit, në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.

Në përfundim të hetimeve, prokuroria vlerësoi se, nga tërësia e veprimeve dhe mosveprimeve, shtetasi N.B ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me detyrën funksionale të tij dhe për këtë shkak ngriti akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar në nenet 248 i Kodit Penal dhe dërgoi për gjykim”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

 

/rtsh.al/