RTSH 24 Live

Aktualitet

Dyshohet se goditi me grusht kolegen, arrestohet shefi i Departamentit të Marketingut në Fakultetin e Ekonomisë

06/07/2024

Dyshohet se goditi me grusht kolegen, arrestohet shefi i Departamentit të Marketingut në Fakultetin e Ekonomisë

Përgjegjësi i departamentit të Marketingut në Fakultetin e Ekonomisë dyshohet se ka goditur me grusht një pedagoge.

Shefi i Departamentit, Mirdaim Axhami është arrestuar nga policia, ndërsa blutë e Tiranës njoftojnë se 43-vjeçari ka dyshohet se ka goditur vartësen e tij, Liljana Billa.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes (5 korrik) në ambientet e Universitetit, teksa studentët kanë qenë duke zhvilluar një provim.

Burime kane bërë me dije se Mirdaim Axhami, prej kohësh ka pasur debate me Liljana Billen, e cila është pedagoge në departamentin që drejtohet nga Axhami.

Shkak për konfliktet mes tyre mësohet se janë bërë debatet për ego profesionale, por janë intensifikuar shumë në javët e fundit. Për të njëjtat arsye, rreth një javë më parë, të dy janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1, por mesa duket konflikti nuk është shuar, madje ka degraduar deri në dhunë fizike.

Rasti është denoncuar menjëherë në Policinë e Tiranës dhe efektivët e Komisariatit Nr.1 kanë mbërritur në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë.

Pasi është pyetur pedagogia Liljana Billa, është bërë arrestimi profesorit Mirdaim Axhami si person i dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/rtsh/