RTSH 24 Live

Sociale

Maturantja ekselente Gabriela Ahmeti, vlerësohet me 10.00 në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

06/07/2024

Maturantja ekselente Gabriela Ahmeti, vlerësohet me 10.00 në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Gabriela Ahmeti, maturante e seksionit dygjuhësh shqiptaro-italian në gjimnazin “Themistokli Gërmenji”, ka qenë nxënëse ekselente në tre vitet e gjimnazit. Ajo ka dalë me rezultate të shkëlqyera edhe në provimet e Maturës Shtetërore, teksa është vlerësuar me 10.00 në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Gabriela tregon se studimet e larta ka dëshirë t’i vazhdojë në Itali, por dëshira e saj është që të kthehet sërish në Korçë pas përfundimit të studimeve.

Unë kam dëshirë të vazhdoj studimet e larta për logopedi dhe studimet dua t’i vazhdoj në Itali", tha ajo.

Në këtë kohë thotë Gabriela të gjithë të rinjtë kanë mundësi të bëjnë më shumë, mjafton vullneti dhe dëshira.

Të gjithë kemi mundësi të bëjmë më të mirën. Dikush nuk mund të jetë mirë në mësime, por mund  mund të ketë talente të caktuar. Mund të gjejnë mundësinë për t’i zhvilluar këto talente. Të gjithë mund të bëjnë përpjekje për më të mirën”, tha Gabriela.

Ashtu si Gabriela ka edhe nxënës të tjerë nga qarku i Korçës që kanë dalë me rezultate të shkëlqyera në provimet e Maturës Shtetërore duke shërbyer padyshim si shembulli e modeli më frymëzues për të gjithë të rinjtë. 

Gazetare: E. Fili

/rtsh.al/