RTSH 24 Live

Aktualitet

Plotësimi i vakancave në KLGJ dhe KLP, përzgjidhen katër kandidatë

03/07/2024

Plotësimi i vakancave në KLGJ dhe KLP, përzgjidhen katër kandidatë

Nënkomisini i ligjeve, i drejtuar nga kryetarja Klotilda Bushka, me anë të një shorti ka përzgjedhur 4 kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Për shkak se lista e parë e kandidatëve të dal nga shorti i datës 13.6.2024 nuk arriti të merrte shumicën e votave të kërkuara në seancë plenare, në rendin e ditës ishte votimi i listës së re të kandidatëve për plotësimin e vakancave për anëtarë të KLGJ dhe KLP dhe votimi i secilit prej kandidatëve.

Pas procesit të verifikimit dhe vlerësimit paraprak të listës së kandidatëve asnjë prej tyre nuk arriti të marrë numrin e votave të nevojshme për tu kualifikuar. Ky shkak e detyroi nënkomisioni të vijonte me përzgjedhjen me short.

Katër kandidaturat e dala nga shorti pritet që  kalojnë për shqyrtim dhe votim në seancën plenare.

/rtsh.al/