RTSH 24 Live

Aktualitet

Arrestohet afër SPAK një person i shpallur në kërkim, Prokuroria e Posaçme: Drejtuesi i grupit të trafikut të drogës në Gjermani

03/07/2024

Arrestohet afër SPAK një person i shpallur në kërkim, Prokuroria e Posaçme: Drejtuesi i grupit të trafikut të drogës në Gjermani

Një person i shpallur në kërkim për trafik droge është arrestuar fare pranë godinës së SPAK ditën e djeshme (2 korrik). Prokuroria e Posaçme bën me dije se në pranga ka rënë personi me inicialet I.S., i cili akuzohet se është drejtuesi dhe financuesi i një grupi kriminal shqiptaro-gjerman që merrej me trafikun e drogës.

Sipas SPAK, përmes një hetimi të përbashkët me autoritetet gjermane, u zbulua aktiviteti i grupit kriminal prej 12 personave, 8 prej të cilëve shqiptarë dhe 4 gjermanë.

Gjatë viteve 2020-2021, ata kanë importuar në Gjermani sasi të konsiderueshëm  Në total ata kanë trafikuar 912 kg kanabis me vlerë prej 3.374.400 euro.

SPAK bën me dije se hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

 

/rtsh.al/