RTSH 24 Live

Botë

Zhduket avioni në Alaskë me 10 persona në bord

6 orë para

Zhduket avioni në Alaskë me 10 persona në bord

Zhduket avioni komercial me dhjetë persona në bord në Alaskë, SHBA.

Policia e Shtetit të Alaskës tha se një avion Bering Air Caravan me nëntë pasagjerë dhe një pilot në bord u raportua i zhdukur në një fluturim nga Unalakleet në Nome në orën 16:00 (koha e Alaskës). Të dy qytetet ndodhen afërsisht 146 milje (235 kilometra) larg njëri-tjetrit.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për të gjetur koordinatat e fundit të avionit.

Vlen të theksohet se Alaska ka terren malor dhe kushte të vështira atmosferike. Shumë fshatra nuk janë të lidhur me rrugë dhe avionët e vegjël përdoren për të transportuar njerëz dhe mallra.

Avioni i humbur është incidenti i fundit në një varg të fundit të fatkeqësive ajrore në Shtetet e Bashkuara.

Më 30 janar, një avion pasagjerësh u përplas në ajër me një helikopter ushtarak amerikan në kryeqytetin Uashington, duke vrarë të gjithë 67 personat në bord.

Fatkeqësia u pasua nga rrëzimi i një avioni mjekësor në një lagje të frekuentuar të Filadelfias, duke u marrë jetën shtatë personave dhe duke lënë të plagosur 19 të tjerë.

/rtsh.al/