RTSH 24 Live

Botë

Sanksionimi nga Trump, reagon ICC: Kërkon të dëmtojë punën e pavarur dhe të paanshme

3 orë para

Sanksionimi nga Trump, reagon ICC: Kërkon të dëmtojë punën e pavarur dhe të paanshme

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka reaguar pas sanksionimit të stafit të saj nga Presidenti amerikan Donald Trump, duke e konsideruar si kërcënim të punës së pavarur dhe të paanshme.

ICC tha se "qëndron fort" pranë personelit të saj dhe se do të vijojë të bëjë drejtësi për miliona  viktimat e pafajshme të mizorive në gjithë botën.

"ICC dënon lëshimin nga SHBA të një urdhri ekzekutiv që kërkon të vendosë sanksione ndaj zyrtarëve të saj dhe të dëmtojë punën e saj të pavarur dhe të paanshme gjyqësore. Gjykata qëndron fort pranë personelit të saj dhe zotohet të vazhdojë të japë drejtësi dhe shpresë për miliona viktima të pafajshme të mizorive në të gjithë botën, në të gjitha situatat përpara saj”, thuhet në deklaratën e ICC.

Urdhri i Trump e akuzon Gjykatën Ndërkombëtare Penale për "veprime të paligjshme dhe të pabaza", pasi ICC lëshoi ​​një urdhër arresti për Netanyahun për krime të dyshuara lufte në Gaza, të cilat Izraeli i mohon.

ICC është një gjykatë globale, edhe pse SHBA dhe Izraeli nuk janë anëtarë, me fuqinë për të ngritur ndjekje penale për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Në vitet e fundit, ajo ka lëshuar gjithashtu urdhër-arreste për presidentin rus Vladimir Putin për krime të dyshuara lufte në Ukrainë, liderët talebanë për "persekutimin e vajzave dhe grave afgane" dhe liderin ushtarak të Mianmarit për krime kundër muslimanëve Rohingya .

SHBA dhe Izraeli nuk janë anëtarë të gjykatës, por më shumë se 120 vende janë, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe shumë vende evropiane.

/rtsh.al/