Për rreth gjashtë orë transmetim, Radio Televizioni Shqiptar ofroi për të gjithë shikuesit, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj, ditën e fundit të Konventës Kombëtare të Demokratëve, ku zyrtarisht Kamala Harris u nominua për të kandiduar drejt Shtëpisë së Bardhë.
Marotona në RTSh 24 me stafin e saj, në moderimin e Greta Alushit, solli në kanalin informativ gazetarë, ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare, që nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta ndanë për shikuesit opinionet për garën presidenciale të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, por edhe për konventat e demokratëve e të republikanëve.
Kanali informative Rtsh24, që prej muajit maj nisi me një imazh të ri për teleshikuesit e saj kudo në botë, dhe ngjarje të tjera me transmetimet direkte edhe në orë të vona, informacione që nuk do të mungojnë edhe në vijimësi në gjigandin mediatik.
/RTSH/