RTSH 24 Live

Serbi

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, deputeti shqiptar në Serbi: Beogradi po ndërhyn në proces

31/05/2024

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, deputeti shqiptar në Serbi: Beogradi po ndërhyn në proces

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, ka  deklaruar se institucionet shtetërore serbe janë duke ndërhyrë në zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, që do të mbahen të dielën e 2 qershorit.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Kamberi shkruan se nga strukturat në terren po marrin informacione shqetësuese “për ndërhyrjen e përfaqësueseve të organeve shtetërore në vullnetin e qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 2 qershorit”.

 “Ftoj drejtuesit e organeve të shtetit të këshillojnë punonjësit e vet të qëndrojnë larg ‘rekomandimeve’, ‘këshillave’, ‘sugjerimeve’ se cilën listë e cilin kandidat duhet ta votojnë të dielën e 2 qershorit” tha ai.

Deputeti Kamberi i kërkon institucioneve serbe që të mos i përdorin këto metoda “se nuk ju bëjnë punë” duke u thënë t’i mbajnë duart larg votës shqiptare.

“Inkurajoj secilin individ që vazhdon të merr “telefonata këshilluese, sugjeruese apo kërcënuese” të çfarëdo llojit e nga cilat do struktura shtetërore të mos e fsheh po të njoftojë opinionin.  Vullneti i popullit nuk kontrollohet me telefonata, vullneti i popullit nuk mund të nëpërkëmbet.”, ka vijuar Kamberi.

 

/rtsh.al/