RTSH 24 Live

Politikë

Zgjedhjet, Kikia: Jemi larg standardit të përcaktimit të kandidatëve sipas meritokracisë

3 orë para

Zgjedhjet, Kikia: Jemi larg standardit të përcaktimit të kandidatëve sipas meritokracisë

Teksa na ndajnë dhe pak javë nga ndezja e motorëve të fushatës elektorale nga partitë politike për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit, opinionisti Mentor Kikia i ftuar në studion e RTSH 24 ka deklaruar se procesi aktual i zgjedhjeve është me demokratik se ai i zgjedhjeve të 2021-shit.

Kikia shtoi se partitë politike do duhej që të përshtasnin një mekanizëm që do të përfaqësonte vullnetin e anëtarëve të tyre e qytetarëve të përfshirë në anëtarësinë e partisë, si vendimarrës për listën e kandidatëve për deputetë.

Me gjithë mangësitë, problemet, ky është proces më demokratik. Partitë kryesore do duhej të përshtasnin një mekanizëm që të përfaqësonte vullnetin e anëtarëve të tyre, të qytetarëve që kanë përfshirë në anëtarësinë e partisë si vendimmarrës për listën e kandidatëve për deputetë.

Lista është shumë e rëndësishme sepse përcaktohet parlamenti i së nesërmes.

Ne nuk numërojmë dot më shumë se 40 deputetë aktivë sot në Parlament. Të tjerët janë anonim, nuk janë të përfshirë në aktivitetin parlamentar, por votojnë sipas agjendës së kryetarit të partisë", u shpreh Kikia.

Ky i fundit theksoi se nuk është arritur ende standardi i mirëfilltë demokratik sa i përket përcaktimit të kandidatëve sipas meritokracisë.

“Në PD janë bërë zgjedhje paraprake. Pavarësisht se sa rankimi që anëtarët e PD u bën kandidatëve sipas votave ajo do të shërbejë si një lëndë bazë mbi të cilën kryesia e partisë do zgjedhë kandidatët për deputetë në PS u debatua gjatë përmes atij mekanizmi që ishte me aplikimin e vetë qytetarëve që donin të përfshiheshin në politik. “Deputeti që duam’ platformë online ku njerëzit shprehën gatishmërinë për tu angazhuar politikisht.

Ende standarti i mirëfilltë demokratik i përcaktimit të kandidatëve sipas meritokracisë, nuk është arritur. Përsa kohë që vendimmarrja, është sërish që kryetari bën shoshitjen e fundit se kush do jetë në listë, te cili numër do jetë në listë, se kush te lista e hapur e kush te lista e mbyllur, sërish mbetemi te vendimmarrja që i takon kryetarit të partisë.

Por, sërish them, ky lloj diskutimi paraprak publik, në forumet e partisë, qoftë përmes aplikimeve e shpalosjeve të backgroundeve të tyre, në mënyrë personale në PS , qoftë me zgjedhjet paraprake në PD, anëtarët e partisë dhe publiku në tërësi, kishte mundësi të informohej se cilët janë personat që synojnë të përfshihen në listat e kandidatëve, për të mos lejuar njerëz të botës së krimit të futen në Parlament.

Këto mekanizma kanë prodhuar një realitet tjetër, por jemi shumë larg asaj që duam”, përfundoi ai.

/rtsh.al/