RTSH 24 Live

Botë

Zelensky: Ukraina meriton ta bëjë vitin 2025, vit të paqes

19/11/2024

Zelensky: Ukraina meriton ta bëjë vitin 2025, vit të paqes

Në fjalimin në Parlamentin Evropian, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina meriton që viti 2025 të jetë ai i paqes. Sipas Zelenskyt-t, ukrainasit kanë duruar shumë në 1 mijë ditë të kësaj lufte..

Ukraina meriton ta bëjë vitin e ardhshëm vit të paqes. Populli ukrainas ka duruar 1000 ditë të kësaj lufte. Nuk jemi thyer. Nuk jemi dorëzuar. Ata nuk e kanë humbur sovranitetin. Kjo është një vepër e kombit tonë - një dëshmi e forcës së miliona njerëzve. Çdo ukrainas meriton mirënjohje”, u shpreh Zelensky në një video-deklaratë me ligjvënësit evropianë.

Në fjalimin e tij, Zelensky u tha ligjvënësve evropianë të mbanin mend se "sa shumë është në gjendje të arrijë Evropa".

Deklarata e Zelensky-it vjen pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, përgatitet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë në muajin janar.

Trump ka thënë se dëshiron t'i japë fund luftës në Ukrainë, por nuk ka specifikuar se si do ta bëjë këtë.

Vendet evropiane kanë frikë prej kohësh se një administratë Trump mund të zvogëlojë në mënyrë dramatike mbështetjen e SHBA për Ukrainën.

Zelensky paralajmëroi ligjvënësit evropianë se Putini është i “fokusuar në fitoren e kësaj lufte”.

Ai tha gjithashtu se numri i trupave të Koresë së Veriut të dislokuara në Rusi “mund të rritet në 100,000”, pa dhënë më shumë detaje.

Askush nuk mund të shijojë ujërat e qeta mes një stuhie. Ne duhet të bëjmë gjithçka për t'i dhënë fund kësaj lufte në mënyrë të drejtë”, tha ai.

/rtsh.al/