Punonjësit e shëndetësisë në Itali kanë hyrë një grevë një ditore në të gjithë vendin. Shkak është bërë buxheti i vitit 2025, pasi në të parashikohen më pak të ardhura për shëndetësinë. Sindikatat deklaruan se shkalla e pjesëmarrjes në grevë në të gjithë vendin është rreth 85 për qind.
Veç buxhetit të ulët, punonjësit protestuan edhe për sigurinë e pamjaftueshme gjatë punës së tyre nëpër spitale, si dhe pamjaftueshmërisë së burimeve. Mjekët thanë se ka rrezik që të shtyhen më shumë se 15 mijë operacione jo urgjente dhe 100 mijë kontrolle.
Ata kërkuan të tregohet më shumë respekt ndaj personelit shëndetësor në spitale dhe mbajtën në duar pankarta me mbishkrimin "Respekt" në gjuhën italiane. Por, kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cila kundërshton kritikat e përfaqësuesve të sektorit shëndetësor dhe opozitës drejtuar qeverisë se ka ndarë më pak burime për shëndetësinë në buxhetin e vitit 2025, mbron idenë se qeveria e saj ka ndarë sasi të paprecedentë burimesh për shërbimet shëndetësore kombëtare.
/RTSH/