Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ushtarët e vendit të tij kanë çliruar Bakhmutin dhe dy qytete të tjera.
“Ne po çlirojmë Bakhmutin dhe dy qytete të tjera”, tha Zelensky sipas transmetuesit CNN.
“Ne kemi planin. Plani është gjithëpërfshirës”, shtoi ai.
Rusia pagoi një çmim të lartë për pushtimin e Bakhmutit, duke humbur më shumë ushtarë se në çdo betejë tjetër që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
Luftëtarët ukrainas kanë mbrojtur qytetin në rajonin lindor të Donbasit në luftimet që çuan në një numër të madh viktimash.
Tani, në mes të kundërofensive, ushtarët ukrainas po përpiqen të rimarrin fshatrat në veri dhe në jug të qytetit dhe të ushtrojnë presion ndaj forcave pushtuese ruse.
Çlirimi i Bakhmutit do të ishte një humbje simbolike për presidentin rus, Vladimir Putin.
Megjithatë, deri më tani nuk ka indikacione se forcat e Moskës po largohen me forcë nga qyteti.
/ rtsh.al /