Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, u shpreh se, Ukraina do të negociojë me Rusinë, kur Kievi, Uashingtoni dhe aleatët e tyre të kenë një qëndrim të përbashkët.
CNN raporton se, ai vuri në dukje se Donald Trump nuk ka "asnjë plan gati" për t'i dhënë fund luftës.
“Ne jemi gati të bisedojmë me Amerikën dhe aleatët tanë. "Nëse ata na japin përgjigje specifike për kërkesat tona specifike dhe (ne fitojmë) një kuptim të përbashkët të rrezikut të Putinit, atëherë me këtë pozicion të unifikuar do të jemi të gatshëm të bisedojmë me rusët," tha ai në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Peskov: Nuk po zbulojmë nëse Rusia dhe SHBA do të zhvillojnë bisedime për Ukrainën
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke iu përgjigjur një pyetjeje të Tass në lidhje me bisedimet me SHBA-në dhe Rusinë për paqen në Ukrainë, deklaroi se Kremlini nuk do të zbulojë diçka të tillë.
“Kremlini nuk bën të ditur nëse Rusia dhe Shtetet e Bashkuara planifikojnë të zhvillojnë bisedime për çështjen e Ukrainës në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih”, tha Peskov.
Ai mohoi se delegacioni rus do të udhëtonte në Mynih me një fluturim të Forcave Ajrore të SHBA-së, duke komentuar raportet sipas të cilave avioni që transportonte Alexander Vinnik, i cili u lirua nga SHBA në këmbim të arsimtarit amerikan Mark Vogel, në Moskë, dyshohet se mund të transportonte delegacionin rus në qytetin gjerman.
/rtsh.al/