RTSH 24 Live

Europë

Reuters: Macron thërret një tjetër samit të ri për Ukrainën! Ja shtetet që do të marrin pjesë

18/02/2025

Reuters: Macron thërret një tjetër samit të ri për Ukrainën! Ja shtetet që do të marrin pjesë

Franca po planifikon një takim të dytë për Ukrainën të mërkurën, këtë herë me vendet evropiane që nuk ishin të pranishme në samitin e së hënës, si dhe Kanadanë, raporton Reuters.

Burime diplomatike thanë se vendet e ftuara janë Norvegjia, Kanadaja, tre vendet baltike (Lituania, Estonia dhe Letonia), Republika Çeke, Greqia, Finlanda, Rumania, Suedia dhe Belgjika.

Disa vende mund të marrin pjesë përmes video-konferencës, thanë dy nga diplomatët.

Kujtohet se në samitin e djeshëm të Parisit morën pjesë Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Holanda, Polonia, Britania, Danimarka (që përfaqësonte vendet baltike), BE-ja përmes Presidentit të Këshillit Evropian dhe Presidentit të Komisionit Evropian, si dhe NATO-ja përmes Sekretarit të Përgjithshëm.

 

/rtsh.al/