RTSH 24 Live

Europë

Pas komenteve të Trump reagon BE: Ukraina është një demokraci. Rusia e Putinit, jo!

20/02/2025

Pas komenteve të Trump reagon BE: Ukraina është një demokraci. Rusia e Putinit, jo!

Bashkimi Evropian i është përgjigjur akuzës së një dite më parë të presidentit amerikan Donald Trump, kur ai e quajti presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyn “diktator”.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Stefan de Keersmaecker, Ukraina është demokraci, ndërsa Rusia e Vladimir Putin, jo.

"Ukraina është një demokraci, Rusia e [Presidentit Vladimir] Putin jo," tha ai.

Stefan de Keersmaecker shton se BE-ja ka një "pozicion të drejtpërdrejtë dhe të qartë" për këtë çështje, duke thënë se "Presidenti Zelensky u zgjodh në mënyrë legjitime në zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike".

BE-ja është një aleat kyç i Ukrainës, edhe pse vendi nuk është një vend anëtar.

Presidenti Trump e quajti të mërkurën homologun Volodymyr Zelensky, një "diktator i pazgjedhur", duke i kthyer përgjigje liderit ukrainas që gjatë ditës deklaroi se shefi i Shtëpisë së Bardhë jeton në një "flluskë dezinformimi" të nxitur nga Rusia.

Ai e quajti Zelensky-n një "humorist paksa i suksesshëm" që i bindi Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shpenzojnë 350 miliardë dollarë për të hyrë në një luftë që nuk mund të fitohej dhe as nuk duhej të kishte nisur.

/rtsh.al/