Papa Françesku, i cili po trajtohet në spital për pneumoni të dyfishtë, nuk është në rrezik për vdekje, por nuk është shëruar plotësisht dhe gjendja e tij mund të ndryshojë ende, tha një nga mjekët e tij të premten.
“Nëse pyetja është ‘a është jashtë rrezikut’, përgjigja është ‘jo’”, tha Sergio Alfieri në një konferencë për shtyp. Por nëse më pas na pyesni nëse në këtë moment jeta e tij është në rrezik, përgjigja është (gjithashtu) ‘jo’”, shtoi ai.
Kohët e fundit, ditët e fundit, përditësimet e Vatikanit për shëndetin e tij kanë qenë të mira.
Françesku po trajtohet në spitalin Gemelli të Romës, ku u shtrua më 14 shkurt pasi kishte disa ditë që kishte vështirësi në frymëmarrje.
Pneumonia e dyfishtë është një infeksion serioz që mund të inflamojë dhe dëmtojë të dy mushkëritë, duke e bërë të vështirë frymëmarrjen.
Vatikani e ka përshkruar infeksionin e Papës si "kompleks" sepse është polimikrobik, që do të thotë se shkaktohet nga dy ose më shumë mikroorganizma.
Ekipi i tij mjekësor tha se Papa ishte në gjendje të ngrihej nga shtrati dhe të ulej në një kolltuk për të bërë disa punë, por parashikoi se ai do të qëndronte në spital "të paktën" gjatë javës së ardhshme.
Alfieri, në stafin mjekësor në Gemelli, tha se duke qenë se Papa ishte 88 vjeç, me shqetësime të mëparshme shëndetësore, ai ishte padyshim një pacient i brishtë.
Ai u tha gazetarëve se Papa nuk wshtw nw një gjendje potencialisht kërcënuese për jetën kur trupi i përgjigjet një infeksioni duke dëmtuar indet dhe organet e veta.
Siç shtoi Alfieri, një tjetër gjë e rëndësishme ka të bëjë me frymëmarrjen që Papa bën në mënyrë autonome pa u lidhur me asnjë makineri.
"Kur ka nevojë, ai vendos jastëkët e hundës për pak oksigjen, por merr frymë spontanisht dhe ushqehet vetë ."
/rtsh.al/