RTSH 24 Live

Botë

Zelenski mesazh SHBA-së: Nëse nuk e marrim ndihmën, do ta humbim luftën

21/09/2023

Zelenski mesazh SHBA-së: Nëse nuk e marrim ndihmën, do ta humbim luftën

Senatori Çak Shumer (Chuck Schumer) sapo i është drejtua mediave pas takimit të senatit me Presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.  Udhëheqësi i shumicës së senatit tha edhe një fjali nga Zelenski në takimin privat që përmblidhte mesazhin e Ukrainës:

"Nëse nuk marrim ndihmën, do ta humbim luftën". 

Është një mesazh i ashpër dhe pasqyron gjendjen e rëndë të luftës dhe atë që Ukraina beson se është në rrezik. 

Fytyra e Presidentit Zelenski nuk ishte ajo e një njeriu që sapo kishte ardhur nga një takim pozitiv. I rrethuar nga shtetarët e lartë të Kongresit, udhëheqësi i shumicës demokrate Shumer dhe lideri i pakicës republikane Mitç mekKonell (Mitch McConnell), ai eci ngadalë nëpër korridorin e orës së Ohajos në katin e dytë të ndërtesës së Kapitolit të SHBA. 

Ai sapo kishte ardhur nga një takim një orësh me politikanë nga dhoma e ulët e këtij vendi, ku republikanët kanë shumicën dhe ku mund të gjenden skeptikët e luftës në Ukrainë.  Ata janë një numër i vogël, por me ndikim në krahun e djathtë të parties, mbështetës të Tramp, politika e të cilëve është shumë 'Amerika së pari'. 

Takimi i dytë i ditës ishte me senatorët në dhomën e sipërme, ku mbështetja mbetet e fortë; ku politikanët republikanë përfaqësojnë një përsëritje më tradicionale të partisë.   

Brenda këtij takimi të mbyllur pati disa ovacione teksa Zelenski u shpjegoi atyre rëndësinë e luftës së vendit të tij.

“Amerikë: qëndro në kurs” ishte thelbi i mesazhit të tij. 

Ndalesa tjetër, do të jetë Pentagoni, pastaj Shtëpia e Bardhë. Zelenski duhet të shpjegojë strategjinë e tij, por po ashtu edhe Baiden. Sky

/rtsh.al/