RTSH 24 Live

Botë

Netanjahu takohet me ekipin negociues të pengjeve, përpjekje për të finalizuar marrëveshjen me Hamasin

11 orë para

Netanjahu takohet me ekipin negociues të pengjeve, përpjekje për të finalizuar marrëveshjen me Hamasin

Kryeministri Benjamin Netanjahu po zhvillon aktualisht konsultime me ekipin negociator të pengjeve të Izraelit dhe me anëtarët e institucionit të sigurisë së Izraelit në përpjekje për të finalizuar marrëveshjen me Hamasin.

Zyra e tij u ka dërguar një përditësim familjeve të pengjeve, duke thënë se bisedimet në Doha janë duke vazhduar dhe se palët po diskutojnë detajet përfundimtare për arritjen e një marrëveshjeje.

Negociatat do të vazhdojnë gjatë gjithë natës, thotë zyra e Netanjahut, duke shtuar se ata do të përditësojnë familjet e pengjeve sa më shpejt që të munden.

Nga ana tjetër, presidenti në detyrë i SHBA-ve, negociatat dhe afrimi drejt një marrëveshje do të ishte e pamundur pa Egjiptin.

Gjatë bisedës së tyre telefonike më herët, presidenti amerikan Joe Biden i tha presidentit egjiptian Abdel-Fattah el-Sissi se "kjo marrëveshje nuk do të ishte e mundur kurrë pa rolin thelbësor dhe historik të Egjiptit në Lindjen e Mesme dhe angazhimin ndaj diplomacisë për zgjidhjen e konflikteve".

Deklarata duket se synon të qetësojë tensionet, në dritën e raporteve për zhgënjimin e Egjiptit për anashkalimin në bisedimet e pengjeve që po zhvillohen në Katar.

Të dy udhëheqësit u zotuan të qëndrojnë në koordinim të ngushtë drejtpërdrejt dhe përmes ekipeve të tyre gjatë orëve në vijim,” thuhet në deklaratë.

/rtsh.al/