Autoritetet e Koresë së Jugut, të cilët po hetojnë presidentin Yoon Seok Yeol, kanë vizituar rezidencën e tij zyrtare për të ekzekutuar një urdhër arresti për herë të dytë, raportojnë mediat lokale.
Ata u përpoqën të arrestonin Yoon më 3 janar, por u detyruan të ktheheshin pasi u mbyllën në një përplasje disa orëshe me anëtarët e Shërbimit të Sigurisë Presidenciale (PSS).
Zyra e Hetimit të Korrupsionit (CIO) - e krijuar për të hetuar zyrtarë të rangut të lartë - është agjencia që përpiqet të arrestojë Yoon. Ata po e hetojnë atë me akuzat për shpërdorim të pushtetit dhe nxitje të një kryengritjeje kur ai u përpoq të vendoste ligjin ushtarak në fillim të dhjetorit 2024.
Pavarësisht urdhër-arrestit të lëshuar nga gjykata për Yoon, i cili ka injoruar urdhra të shumtë për t'u paraqitur për t'u marrë në pyetje është dëshmuar e vështirë për hetuesit që ta arrijnë atë.
Dhjetëra hetues hoqën dorë nga arrestimi i Yoon më 3 janar pas një përplasjeje gjashtë-orëshe me Shërbimin e Sigurisë Presidenciale (PSS) jashtë rezidencës së tij.
Park Jong-joon, i cili u emërua shef i shërbimit të sigurisë presidenciale nga Yoon shtatorin e kaluar, ka pohuar se stafi i sigurisë po kryente detyrën e tij për të mbrojtur presidentin në detyrë.
/rtsh.al/