RTSH 24 Live

Botë

Izrael-Hamas/Tajani: Të arrihet një marrëveshje që rivendos paqen në Lindjen e Mesme

12 orë para

Izrael-Hamas/Tajani: Të arrihet një marrëveshje që rivendos paqen në Lindjen e Mesme

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ka deklaruar se shpreson që marrëveshja e pengjeve do të çojë në paqen në Lindjen e Mesme.

“Marrëveshja që po finalizohet në këto orë për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve është një lajm shumë i rëndësishëm”, tha ministri i Jashtëm Antonio Tajani në një konferencë shtypi, pas një takimi me homologun e tij izraelit Gideon Sa’ar.

Ai u shpreh se Italia “shpreson të hapet një fazë e re dhe të lejohet rivendosja e paqes në të gjithë Lindjen e Mesme”.

Sa'ar akuzon Autoritetin Palestinez të martën për inkurajimin e terrorizmit dhe nxitjen e dhunës kundër Izraelit, duke thënë se politikat e tij po qëndrojnë në rrugën e arritjes së paqes.

“Për këtë, ne duhet të shohim një ndryshim të thellë dhe real mes palestinezëve. Fatkeqësisht, sot nuk po e shohim”, thotë ai.

Sa’ar ka theksuar se izraelitët nuk do të bëjnë kompromis për sigurinë dhe do të ndërhyjnë nëse sheh një kërcënim nga Gaza në të ardhmen.’

“Dhe nëse shohim terrorizëm në Rripin e Gazës në çdo moment në të ardhmen, ne do të bëjmë të njëjtën gjë që po bëjmë në Jude dhe Samari”, tha ai, duke iu referuar Bregut Perëndimor me emrin e tij biblik.

Megjithatë, Sa'ar tha se ka “gatishmëri të vërtetë” nga pala izraelite në mbështetje të një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza.

“Besoj se nëse e arrijmë këtë marrëveshje pengjesh, do të kemi një shumicë në këtë qeveri që do të mbështesë marrëveshjen” tha Sa'ar.

/rtsh.al/