RTSH 24 Live

Zgjedhjet në SHBA

Zekthi: Biden nuk bëri asgjë për Amerikën | "3D" në RTSH

06/11/2024

Zekthi: Biden nuk bëri asgjë për Amerikën | "3D" në RTSH

Në analizën e tij lidhur me humbjen e demokratëve në zgjedhjet presidenciale amerikane, analisti Fitim Zekthi vlerësoi se ish presidenti amerikan Joe Biden gjatë presidencës së tij nuk bëri asgjë për Amerikën.

Kjo është një krizë totale e PD amerikane e cila prej kohësh nuk po e menaxhon dot situatën, çka prodhoi këtë rezultat.

Që para katër vjetësh kjo parti nuk ka patur kandidat përballë Trumpit, tha zoti Zekthi. Bidenin nuk e donte baza e demokratëve, por e donte estabilishmenti i tyre.

Presidenti i deritanishëm në zgjedhjet e 2020 u bë kandidat nga zorri. Ai gjatë presidencës së tij nuk u mbajt mend për asgjë serioze. Gjendja në Amerikë është e rëndë dhe problematike këmbënguli Zekthi.

/ rtsh.al /