RTSH 24 Live

Kosovë

Zeka: Kurti shkoi në OKB për të treguar se di të flasë serbisht! Ai po bën lojën e Vuçiqit!

09/02/2024

Zeka: Kurti shkoi në OKB për të treguar se di të flasë serbisht! Ai po bën lojën e Vuçiqit!

I ftuar në 3 D analisti kosovar Milaim Zeka u shpreh me doza të larta ironie rreth sjelljes së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e OKB, ku mori pjesë edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

"Po të shikosh televizionet serbe sonte të gjitha e akuzojnë Kosovën, po të dëgjosh televizionet shqiptare, të gjitha e akuzojnë Vuçiqin, kur dihet se lojën e Serbisë në Kosovë, madje më mirë se Vuçiqi e bën Albin Kurti" tha zoti Zeka. Sipas tij zoti Kurti e ka dëshmuar thënien e Dobrica Qosiçit, si babai i fashizmit serb që thotë "Ne do e fitojmë Kosovën ditën kur në krye të popullit të Kosovës 
do të vijë një politikan që do të armiqësojë popullin shqiptar me SHBA". " Kush e ka arritur këtë më mirë se sa Albin Kurti?" pyeti zoti Zeka.

Më tej analisti kosovar pyeti sërish se përse ka shkuar Albin Kurti në New York? Sipas tij arsyeja ishte për të treguar se ky di të flasi serbisht, do të flasi serbisht dhe do të vazhdojë të flasi serbisht iroinizoi Milaim Zeka.

Ai kujtoi se kryeministri Kurti e ka masakruar sipas tij ish presidentit Thaçi, pasi sipas tij i ka buzëqeshur presidentit Vuçiq. Për analistin Zeka kryeministri Kurti i ka bërë dëm Kosovës në KS, ndërsa sipas tij diskutohet nëse ka folur bukur apo jo.  

Në konkuzion sipas Zekës " nuk ka njeri në historinë e popullit shqiptar që i ka krijuar më shumë armiq popullit shqiptar se sa Albin Kurti, madje më shumë se Enver Hoxha ".  " Ky njeri me politikën e brendshme e ka bërë copë - copë Tiranën me Prishtinën" tha në 3 D analisti kosovar Milaim Zeka.

/ rtsh.al/