Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka zhvilluar takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, Departamentin e Shtetit, Senatin e ShBA-së dhe në institucione të tjera, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Maqedonci bëri me dije se vizitën në ShBA e ka filluar me takimin në Atlantic Council, ku është pritur nga Jörn Fleck, drejtor senior në këtë ‘think-tank” prestigjioz dhe bashkëpunëtorët e tij.
Situata globale e sigurisë, sulmet terroristë ne veri, siguria në Kosovë dhe bahskimi Rusi-serbi në shërbim të destabilizimit të rajonit kanë qenë disa nga temat ku është përqendruar në bisedime ministri Maqedonci në takimet e mbajtura.
“Në takim diskutuam rreth situatës globale të sigurisë, sulmeve terroriste në veri, situatën e sigurisë në vend dhe influencën dhe bashkëpunimin Rusi-Serbi në shërbim të destabilizimit të rajonit. Në takim konfirmova angazhimin tonë institucional për integrim në NATO dhe BE dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe ShBA-ve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë!”, shkruan Maqedonci në Facebook.
/rtsh.al/