RTSH 24 Live

Politikë

Zëdhënësi i DASH: Shqipëria, partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor

14/02/2024

Zëdhënësi i DASH: Shqipëria, partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor

Në vigjilje të vizitës zyrtare të Sekretarit Blinken në Tiranë, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Methju Miller (Matthew Miller), gjatë një konferencë ka folur mbi rëndësinë e kësaj vizite duke ndarë dhe detaje në lidhje me agjendën e takimeve

Vizita e Blinkenit në Shqipëri, u shpreh ai, është e para dhe riafirmon fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.

Duke e vlerësuar rolin e Shqipërisë në rajon, Miller u shpreh se “Shqipëria është partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor si dhe një zë i fortë i mbrojtjes së Ukrainës”.

Sekretari Blinken do e nisë nesër udhëtimin drejt Tiranës në Shqipëri dhe Mynihut në Gjermani. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Sekretarit në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit atje, ai do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.

Shqipëria ka qenë një zë i fortë në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës të sovranitetit dhe lirisë së saj kundër agresionit brutal të Rusisë. Shqipëria ishte një udhëheqëse parimore gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe si Kryetare e OSBE-së për vitin 2020, dhe është një partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor,” deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit.

/rtsh.al/