Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq (Aleksandar Vucic), ndodhet në Nju-Jork në kuadër të javës së nivelit të lartë të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme. Ai ka deklaruar se sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është një mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë zërin e Ballkanit Perëndimor të dëgjohet më fort dhe më mirë.
Në takimet e shumta me liderët e rajonit dhe ata botërorë, Vuçiq ka shkëmbyer mendime për çështjet më të rëndësishme dhe zgjidhjet e mundshme për disa nga problemet aktuale.
"Me miqtë Katalin Novak, Rumena Redevi, Natasha Pirc Musar, Jakov Milatoviq dhe Leo Varatkar dhe liderë të tjerë të rajonit dhe më gjerë. U mblodhëm në Nju Jork për të shkëmbyer mendime për çështjet më të rëndësishme të ditës së sotme dhe zgjidhjet e mundshme për seancën e 78-të të Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, disa nga çështjet e ndezura. Kjo është gjithashtu një mundësi e jashtëzakonshme që zëri i të gjithë neve nga Ballkani Perëndimor të dëgjohet më i fortë dhe më mirë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
/rtsh.al/